Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk tërhiqet. Pas përfundimit të protestës së sotme, e cila zgjati për 2 orë me radhë, aktivistët vendosën që nesër të jenë para SPAK.

Regjisori Robert Budina bëri me dije se ditën e nesërme aktivistët do të jenë të papranishëm në orën 11:00 para SPAK për të nxitur hetimet rreth shembjes së teatrit, por dhe padive që janë bërë për këtë çështje.

“Nesër në 11:00 para SPAK për të nxitur hetimet. Do të mbledhim firma qytet më qytet për ndërtimin e teatrit të ri”, tha Budina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: