Ashtu siç ishte parashikuar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin ka nisur sot protestën e saj para SPAK, ku kërkon vijimin e hetimit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të Aleancës, por të mbështetur dhe nga qytetarë, qëndrojnë para godinës së SPAK, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestuesve ka qenë Regjisori Edmond Budina.

Ky i fundit pohoi se SPAK duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda teatrit gjatë kohës që po niste shembja, kishte artistë brenda. Regjisori Budina tha se ne do të vazhdojnë protestat deri sa të shohin një lëvizje nga prokuroria.

Ndërkohë, një tjetër aktivist pohoi se policët, që shkuan në teatër me armë, nuk do ta bënin këtë gjë, nëse do kishin frikë nga drejtësia.

“Ne jemi këtu për të çliruar ju. Për të ngritur drejtësinë në atë që duhet të jetë. Një pushet i pavarur. Kërkojmë drejtësi të pavarur. Drejtësi të shpejtë. Ky krim nuk do të kishte ndodhur nëse personat që erdhën me armë dhe me ruspa, do të kishin frikë nga ligji.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb