DURRES– Kryeministri Edi Rama vijoi dëgjesat publike të skuadrave fituese të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me fillimin e zbatimit të vettingut do ketë një koalicion të gjerë opozitar.

Duke mos përmendur emra konkretë, Rama u shpreh se të gjithë opozitarët do të bashkohen në një front të madh.

“Keni për ta parë se si ata do të bashkohen. Do të bashkohen dhe nuk do jenë më disa në çadër dhe disa jashtë çadrës. Do bëhet një opozitë e madhe dhe një koalicion i gjerë interesash. Keni për ta parë”-tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: