Aleatët bavarezë të kancelares gjermane Angela Merkel kanë pësuar rezultatin më të keq të zgjedhjeve që nga viti 1950.

Sipas sondazheve të publikuara pas mbylljes së votimit Bashkimi Kristian Social (CSU) fitoi 35.5 përqind të votave.

Partia kristiansociale CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për landin e Bavarisë. Mirëpo pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

CSU sipas prognozave të para ka fituar rreth 35,5% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore.

CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 18,3%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: