Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë deklaruar se nuk ka mundësi që ata të dërgojnë aq tanke sa kishin premtuar më parë për Kievin.

Pas një takimi në Bruksel të ministrave të mbrojtjes të vendeve perëndimore dhe Ukrainës , ministri gjerman, Boris Pistorius tha se ata nuk do të mund të arrinin shifrat e premtuara.

Polonia kishte ofruar të jepte 30 tanke të prodhimit gjerman, por shumë prej tyre janë në gjendje të keqe dhe kanë nevojë për riparime përpara se të dërgohen, tha Pistorius, qeveria e të cilit kishte premtuar 14.

Aleatët e Ukrainës ranë dakord të furnizonin tanke pas shumë debatesh, ndërsa Ukraina ka deklaruar se nuk mund të fitojë pa to.

Lajmi i keq për Kievin ka ardhur menjëherë pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Rusia kishte filluar një ofensivë të re në lindje në një përpjekje për të marrë më shumë territor përpara se pajisjet e reja perëndimore të mbërrinin në pranverë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: