TIRANE– Përpjekjet për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar në vend, kanë filluar të shtohen ditëve të fundit. Pas propozimit të kreut të LSI për krijimin e një qeverie besimi, kryeministri Rama ka ftuar kryedemokratin Basha për dialog.

Ndonëse ende nuk ka ardhur një përgjigje nga ky i fundit, aleati i Bashës zbulon hapin e shumëpritur të opozitës.
SPAHIU
Përmes një postimi në rrjetin social “Fecebook”, kreu i AK, Kreshnik Spahiu thotë se ditën e hënë pritet të krijohet qeveria e besimit.

“FITORE: Të hënën krijohet qeveria e “Besimit” dhe shkarkohet ajo e “Pa-Besimit””, shkruan Spahiu.

Në deklaratën e disa ditëve më parë, Meta deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, teksa tha se është i gatshëm për të dorëzuar mandatet në favor të një zgjidhje pozitive.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb