TIRANE- Aleati i Partisë Demokratike, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se arsyeja e vetme se pse opozita nuk pranon që zgjedhjet të mbahen në 18 qershor, pasi nuk plotësohet infrastruktura ligjore. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, Spahiu theksoi se opozita kërkoi qeveri teknike për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Nuk mendoj se partitë opozita dhe qeveritare janë gati të bëjnë fushatë. Një nga arsyet që PD nuk pranon 18 qershorin, është dhe mbetet vetëm një; infrastruktura ligjore për zgjedhjet. Ne mendojmë se 18 qershori është i pamundur të bëhet. Faktori ndërkombëtar ka thënë që këto janë pjesë që duhet ti diskutonim. Pse na duhen ne 4 ministrat? Qeveria teknike na duhet për të garantuar zgjedhje të lira. Votimi apo numërimi elektronik do jetë pjesë e diskutimin në parlament. Paketa ‘McAllistër’ nuk përmend ndryshim sistemi”, tha Spahiu. Ndërkohë, kreu i PDS-së, Paskal Milo tha se e gjithë ‘lufta’ e PD-së do të rezultojë zero nëse nuk realizohet asnjë prej kërkesave të saj, që u parashtruan gjatë kësaj kohe, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Nëse ajo nuk realizon asnjë prej kërkesave të saj në adresë të ndryshimeve zgjedhore, e gjitha lufta e PD, rezulton një zero. PD i lidhi këmbë e duar vet dhe nuk u përqendrua tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kur shohim që mungon çështja e PD për numërimin elektronik, rezulton që gjithë lufta e PD është zëro”, theksoi Milo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: