Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, ka thënë se mënyra e vetme për të parandaluar luftën në Evropë është që Ukraina të “çmilitarizohet”.

Volodin është një aleat i ngushtë i Putinit, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar, pas sulmeve ruse në Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë sot një deklaratë të fortë në drejtim të popullit të tij, ndërsa pohon se do t’i japë armë kujto që do të dëshironte.

Ndërsa nga ana e tij kryeministri britanik, Boris Johnson, ka theksuar se pushtimi rus i Ukrainës “është një katastrofë për kontinentin tonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb