TIRANE– Kreu i LZHK dhe aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi ka folur mbi garën brenda PD për zgjedhjen e kryetarit të ri në 22 korrik, ku Lulzim Basha kandidon përballë Eduard Selamit. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili ne ‘News24’, Shehi tha se Lulzim Basha do rizgjidhje kryetar i PD edhe nëse në garë do ishte Astrit Patozi, një nga zërat kundër Bashës.

“Edhe po të ishte Astrit Patozi në garë unë mendoj se do fitonte Lulzim Basha. Njerëzit bashkohen edhe kur kanë mendime ndryshe. PD nuk ka qënë katedralja e lirisë, por unë do i sugjeroja që ata mund të ngrinin zërin edhe brenda PD. Le ta bëjnë këtë tur se ka edhe njerëz që mendojnë ndryshe. Unë gjykoj që PD duhet të rrijë në opozitë se këtu nuk ka asnjë mundësi denoncimi”- tha Shehi, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë sa i përket ministrave teknikë të PD si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, Dashamir Shehi tha se ata duhet të largohen, pasi janë vendosur vetëm për garantimin e votës së lirë.

“Marrëveshje për Shqipërinë ka sa të duash, por nuk kemi marrëveshje për taksat. Basha duhet të largojë ministrat teknike se është një përlyerje e opozitës. Këta u vendosën për garantimin e votës dhe nuk kanë çfarë bëjnë tani. Se kuptoj pse rrinë? Basha edhe fushatën për zgjedhjet brenda PD duhet ta shfrytëzojë për një frymë të re. Basha ta lerë derën e hapur për të gjithë”- tha Shehi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: