Vladimir Putin është gati të shkatërrojë Perëndimin me armë bërthamore hipersonike nëse ata do të përpiqen të mposhtin dhe copëtojnë Rusinë, ka paralajmëruar ndihmësi i tij i lartë i sigurisë, Nikolai Patrushev.

Patrushev gjithashtu kërkoi në një intervistë që Moskës duhet t’i lejohet të dominojë Evropën pas “rënies së afërt” të BE-së.

“Rusia është e duruar dhe nuk po frikëson askënd me epërsinë e saj ushtarake”, theksoi ai, ndërsa shtoi se vendi posedon armë moderne të afta për të shkatërruar çdo kundërshtar duke përfshirë SHBA-në në rast të një “kërcënimi për ekzistencën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: