TIRANE- Kreu i Partisë “PSV 91”, Petro Koçi, njëherazi zv/ministër i Mbrojtjes, ka shpjeguar arsyet për të cilat nuk u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Petro Koçi thotë se shkak për këtë qëndrim u bë taktika elektorale.

Sipas tij, nisur nga fakti se nuk u regjistruan koalicione parazgjedhore, rrezikon që pjesëmarrja e shumë subjekteve të majta socialiste në proces të dëmtojë rezultatin elektoral të forcës së parë politike, Partisë Socialiste.

Në këtë mënyrë, votat e “PSV 91” do të shkojnë për Partinë Socialiste.

DEKLARATE PER SHTYP
1. PSV 91 nuk u regjistrua për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit për arsye të taktikës elektorale.
2. Në rrethanat e krijuara pas pamundësisë së regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore pjesëmarrja e shumë subjekteve të majta socialiste në proces e dëmton rezultatin elektoral të forcës së parë politike PSSH dhe punon në të kundërt të garancisë së drejtës së propozimit të kryeministrit.
3. Pra kur subjektet regjistrohen secila vetmas atëherë vota duhet te përqendrohet tek subjekti kryesor që të fitohet e drejta e kryeministrit.
4. Nisur nga kjo logjikë çdo votë për PSV 91 do të përqendrohet te PSSH.
5. Nëse në 19 Prill do ishin regjistruar koalicionet parazgjedhore atëherë do të duheshin sa më shumë subjekte politike në krah të PS për të ushqyer fitoren e sigurt të zgjedhjeve.
6. E gjithë kjo ka kuptim duke llogaritur që PD do të mund të bëhet pjesë e procesit dhe të heqë dorë nga vetë përjashtimi.
7. Falënderoj kryesuesit e listave me kandidatë për deputetë të PSV 91 në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, etj; për potencialin, gatishmërinë, punën përgatitëse, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e dëshmuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: