TIRANË

Policia Rrugore prej kohësh ka ndërmarrë një aksion për evidentimin e rasteve kur drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Policia e Shtetit ka publikuar dy raste kur shoferët nuk respektojnë tabelat e qarkullimit rrugor ndërsa kanë marrë gjoba për parkim të gabuar.

“Padyshim qytetarët, janë Aleati më i ngushtë, për të vendosur rregull dhe për të ndërhyrë në kohë për çdo paligjshmëri, qoftë ajo edhe një kundravajtje administrative.

Besimi ndaj nesh, është vlerësim dhe njëkohësisht detyrim për tu shërbyer me korrektësi të gjithë qytetarëve që adresojnë shqetësimet e tyre pranë nesh?♀?? @ Tirana, Albania”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: