ITALI

Pas humbjes përcëlluese nga dora e Atalantës në Kupën e Italisë, Juventusi hedh sytë nga kampionati.

Tre golat e pësuar nga bardhezinjtë, por mbi të gjitha loja e shëmtuar, kanë sjellë përshtjellim te tifozeria, që ka shpërhyer në kritika.

Megjithatë për trajnerin Alegri nuk ka vend as për alarm e as për kritika.

“Nuk ekziston fjala krizë te Juventusi. Humbëm vetëm një ndeshje dhe në harkun e një viti edhe mund ta humbasësh një ndeshje,” deklaron trajneri bardhezi.

Ndaj Parmës, Juventusi duhet të rikthehet te suksesi, por më parë duhet të ndreqet formacioni e sidomos mbrojtja, që ditët e fundit po kalon shumë probleme për shkak të mungesave.

“Kielini nuk ka asgjë të rëndë, në harkun e 10 apo 15 ditëve do të jetë gati. Sa i takon formacionit mund të them se do të luajë Kaseres me Ruganin, rikthehet Manxukiç dhe Pjaniç është gati. Të shohim Spinacolën, pasi ka shumë shanse që të luajë,” tha Alegri gjatë konferencës për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb