Masimo Alegri ka karikuar bateritë dhe mezi pret të rikthehet në drejtim të një ekipi. E lajmëron këto nga Parisi, ku promovoi librin e tij “është shumë e thjeshtë”. Ish-trajneri i Milanit dhe Juves nuk jep shumë detaje, por diçka e thotë: “Nuk jam këtu për të folur për të ardhmen time sepse nuk e di. Por di se në shtator duhet të kthehem patjetër të trajnoj pasi kam frikë se do mësohem keq me pushimet”.

Alegri më pas komenton futbollin e trajnerëve të tjerë dhe nuk e ka problem të japë emra. “Më i miri është Jurgen Klop, që kur la Borusian e Dortmundit për të shkuar te Liverpuli ka bërë hapa gjigantë. Menaxherët e mirë e kuptojnë se çfarë skuadre kanë përpara tyre, çfarë lojtarësh kanë dhe si ti bëjmë të luajnë në mënyrën më të mirë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: