Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Albin Kurti sot ka thënë në parlamentin e Kosovës se Hashim Thaci e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vucicin.

Biberaj i bën thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nëse është në dijeni të kësaj marrëveshje të fshehtë mes presidentit të Kosovës Thaci dhe kreut të shtetit serb Aleksandar Vucic.

Postimi i Aleksandër Biberajt:

TE BEHET PUBLIKE MARREVESHJA E FSHEHTE NDERMJET HASHIM THACIT DHE ALEKSANDER VUCICIN! EDI RAMA TE SHPREHET PUBLIKISHT NESE KA DIJENI PER KETE MARREVESHJE!

Te dashur miq,

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka deklaruar sot ne Kuvendin e Kosoves, se Hashim Thaci e ka marreveshjen e gateshme me Aleksander Vucicin.

Ne kushtet kur Hashim Thaci ka kohe qe po punon kunder interesit te Kosoves dhe popullit te Kosoves, eshte imperativ urgjent qe te behet publike marreveshja e fshehte qe ka me Aleksander Vucicin (pa dijenine e parlamentit, te qeverise, te partive politike, dhe as te popullit te Kososves) me mbeshtetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare.

I bej thirrje publike Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama qe t’i tregoje shqiptareve nese ka dijeni per kete marreveshje!?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb