TIRANE – Në vitin 2015 Aleksandër Gjoka u shoqërua nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Tre vjet më pas i ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtari i njohur rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar shtoi se po kujdeset për shëndetin e tij. “Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobote. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, tha Aleksandër Gjoka.

Por ai ka treguar se nuk ia mohon vetes një gotë verë në javë. Gjithashtu edhe kolegu e miku i tij, Elton Deda pranoi se edhe ai e ka reduktuar sasinë e alkoolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb