Mes të pranishmeve që morën pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur, që u mbajt në Ohër ishte dhe djali i George Soros, Aleksandër Soros. Analisti Andi Bushati tha sot në emisionin “Open” në ‘News24’ se nuk është mëkat i madh që Soros ishte në samit, pasi dihen qëllimet dhe qëndrimet e tij.

Ndërkohë, demokratja Edith Harxhi tha se ishte pikërisht Soros ai që propozoi ndryshimin e kufijve në Ballkan.

DISKUTIMI
Bushati:
Ka qenë në çdo takim thuajse. S’ka asnjë mëkat të madh, Këto janë ide të Soros. Është i tharë; shoqëria e hapur, paqja arrihet duket bashkëpunuar, duke hapur rrugët për tregtinë. paraja na çon drejt bashkimeve. Deri këtu nuk ka asgjë. Shteti te Sorosi dihet.
Harxhi: Ai që bëri propozimin e parë për ndarjen e territoreve në Ballkan ishte Soros
Pëllumbi: Po kush e mbështeti?
Harxhi: Edi Rama i pari. Ai tentoi shumë fort
Andi Bushati: Ta zgjidhësh konfliktin në Ballkan njëherë me ngritjen e mureve dhe kufijve, që janë kufij etnik dhe njëherë me Ballkanin e Hapur, janë totalisht procedura të kundërta. I bashkon vetëm një gjë, dëshira për të promovuar dy figura, Ramën dhe Vuçiç, ndaç me mure ndaç me kufij, ndaç pa kufij. Ky është një lobim për të promovuar dy figura që për fatin tonë të keq janë dy autokratë.
Ervin Bushati: Ky lobim nga Soros nuk vlen fare, vetëm sa acaron votuesit demokratë. Te votuesit tanë e merr Edi Rama votën, te ju keni marrë ndonjë votë.
Andi Bushati: Ore jeni bërë ju vota, vota, vota!
Ervin Bushati: Ore Edi Ramën si e ndihmon ky promovimi o Andi?
Andi Bushati: Po e ndihmon mo atje lart. Hiqe mendjen nga vota, votat i merr Erion Veliaj në këtë vend. E shkruan Lali Eri ti do marrësh kaq, ai kaq e mbyllet kjo çështje votës. Po zhvishu nga kompleksi votës.
Ervin Bushati: Po hë se ma the 100 herë mo burrë. Kryeministri zgjidhet me votë tani si e promovon kjo?
Andi Bushati: Ja fut kot ti!
Ervin Bushati: Po si promovohet, kështu si këngëtar?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb