Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras dhe homologu i tij nga Maqedonia, Zoran Zaev, janë një ndër kandidatët dominues për çmimin Nobel për Paqen. Kështu ka deklaruar gazetari suedez, Wiktor Numelin, për agjencinë “ANA-MPA”, i cili njëherësh mban postin e redaktorit të agjencisë TT për çmimet Nobel.

“Është e vështirë të themi se kush është kandidat e kush jo. Por është një sekret i përbashkët që emrat e tyre janë përmendur për çmimin. Çdo vit bëhen shumë hamendje dhe diskutime se kush do ta marrë çmimin për Paqen, në cilën fushë do të donin të fokusoheshin pjesëtarët e jurisë. Sivjet po flasin shumë për Gadishullin korean, diskutojmë për situatën me refugjatët, negociatat midis Greqisë dhe Maqedonisë”, theksoi gazetari suedez.

Ai ka shtuar faktin se do të ishte e udhës, që një çmim i tillë do të shkonte për të dy kryeministrat.

“Do të ishte perfekte qe çmimi Nobel për paqen t’u jepej kryeministrave të të dy vendeve apo dikujt tjetri që negocioi”, tha mes tjerash ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb