Në stadiumin Olimpik të Romës Alena Seredova ndodhet për një event bamirësie në mbrojtje të grave. Kështu do e kalojë ditëlindjen e saj Seredova, së bashku me fëmijët dhe të dashurin Alessandro Nasi.
C_2_fotogallery_3086823_2_image

C_2_fotogallery_3086823_1_image

C_2_fotogallery_3086823_0_image
Ish bashkëshortja e Buffon feston 40 vjetorin dhe për Corriere della Sera tregon: ‘Jeta më ka dhënë shumë… do të doja të vazhdonte kështu të më buzëqeshte si sot’.

Kushedi nëse do i organizojnë një festë surprizë, por ndërkohë ajo tregon dhuratat në rrjetet sociale…
C_2_fotogallery_3086823_8_image

C_2_fotogallery_3086823_5_image

C_2_fotogallery_3086823_4_image
‘E përballoj jetën me buzëqeshje, edhe kur gjërat nuk më shkojnë gjithmonë mirë’, thotë Alena që në rrjetin social shfaqet gjithmonë e qeshur teksa zbavitet më fëmijët e saj. Për të mbajtur lëkurën e bukur përdor gjithmonë kremra të mirë, bëj shumë aktivitet fizik dhe përpiqem të ha shëndetshëm…’
Ndërsa për të ardhmen thotë: ’Gjithmonë kam qenë një vajzë e matur dhe duke u bërë nënë kam ndryshuar disi, por kjo s’do të thotë që nuk jam në gjendje të bëj çmenduri.
Fëmijët e mi dhe i dashuri im janë sigurisht lumturia ime, por jo vetëm ata, edhe familja ime në Pragë, qeni im dhe shumë miq të vërtetë.
Jam shumë me fat… Mendoj për shumë gjëra të bukura që më presin në të ardhmen dhe që mund ti jetosh vetëm me një moshë të pjekur’.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_articolo_3129679_upiImagepp

C_2_fotogallery_3086823_13_image

C_2_fotogallery_3086823_12_image

C_2_fotogallery_3086823_14_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: