Dy vjet nga ndarja me Gigi Buffon, Alena Seredova hap zemrën e saj për revistën ‘Chi’, duke treguar me qetësi atë që i ka ndodhur.

Nuk ka asnjë zemëratë për ish-in e saj, që e la për Ilaria D’Amico dhe pse së shpejti do të bëhet sërish baba, përkundrazi arrin të shohë edhe anën pozitive të situatës: ‘Nëse e gjitha kjo do të kishte ndodhur për asgjë do të kishte qenë më keq. Jam e qetë që ai gjeti rrugën e tij, unë jam e lumtur kështu’.

Në krah të saj tani është Alessandro Nasi ‘një dhuratë që jeta më ka bërë’ dhe që i ka kthyer buzëqeshjen. Por në këto vite mbështetja më e madhe i ka ardhur nga djemtë Louis Thomas dhe David Lee:
Kisha frikë se mos nuk kuptoja dhimbjen e tyre, por më kanë ndihmuar.

Nëse do kisha ushqyer urrejtje dhe zemërim nuk do isha e aftë ti shpjegoja me dashuri se çfarë po ndodhte’. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: