“Unë thashë po”, shkroi Alena Seredova në një hashtags. Pas tetë vitesh dashuri, gjatë pushimeve në Mykonos, propozimi për martesë erdhi nga partneri i saj Alessandro Nasi, me të cilin ka një vajzë, Vivienne Charlotte, e lindur në vitin 2020. Ish-bashkëshortja e Gigi Buffon ndau gëzimin e përgjigjes dhe rrjeti ka shpërthyer me komente. Modelja 44-vjeçare çeke ka edhe dy djem me portierin, Louis Thomas, 14 vjeç dhe David Lee, 12 vjeç.

Këto ditë Alena Seredova ndodhet me pushime me të gjithë familjen në Greqi. Aty është partneri Alessandro Nasi, tre fëmijët dhe prindërit me të cilët ndan foto të ëmbla.Shpallja e dasmës u bë në mënyrë shumë diskrete me pak fjalë dhe një foto të bukur. Alena ndau gjithashtu disa artikuj të shtypit çek që njoftonin martesën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vjeshtë duhet të bëhet pagëzimi i vogëlushes Vivienne dhe, sipas thashethemeve, çifti është i përqendruar te organizimi, por mund t’i befasojë të gjithë me një dasmë të bukur (e cila, pas asaj të Federica Pellegrinit dhe Matteo Giunta, e planifikuar për në fillim të shtatorit, sigurisht që do të ishte po-ja më e pritur e vitit). Për Alena Seredova kjo është martesa e dytë, pas asaj me Gigi Buffon, me të cilin ishte e lidhur prej nëntë vitesh, tre prej të cilave të martuar (nga 2011 deri në 2014).

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb