Alena Seredova prej pak ditësh njoftoi se është shtatzënë nga partneri i saj Alessandro Nasi. Cifti ka treguar për fansat që bebja do të lindë në qershor, por nuk e zbuloi gjininë e fëmijës.

Sipas të përjavshmes ‘Chi’, që citon burime pranë modeles, nuk ka dyshime që do të jetë femër. Nëse lajmet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, lumturia është dyfish, sepse është realizuar në këtë mënyrë dëshira e modeles ceke, një vajzë pas dy djemve (David Lee e Louis Thomas) që i ka nga Gigi Buffon.

Chi do të publikojë në numrin e të mërkurës 5 shkurt, pamjet e Seredovas shtatzënë, teksa shëtit në Romë me mikeshën e saj Pavala Vrbova. Alena hyn në një dyqan veshjesh low cost dhe e dini ku përfundon? Pikërisht në repartin ku vishen vajzat. Sigurisht për të blerë është akoma pak shpejt, por ajo sheh me admirim ngjyrat dhe fantazitë që kanë rrobat për më të voglën e familjes, që do të vijë në jetë, në prag të verës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb