SIRI- Arrihet një marrëveshje nën drejtimin e Rusisë dhe Turqisë për evakuimin në orët e ardhshme të civilëve dhe rebelëve nga qyteti sirian i Aleppos, deklaroi sot një përgjegjës i një grupimi rebel.

“Është arritur një marrëveshje për evakuimin e banorëve dhe rebelëve me armët e tyre të lehta, nga lagjet e rrethuara të Aleppos”, njoftoi Yasser al-Youssef, i zyrës politike të grupit “Noureddine al-Zinki”.

“Marrëveshja do të hyjë në fuqi në orët në vijim dhe u arrit nën drejtimin e Rusisë dhe Turqisë, mbështetës respektivisht të regjimit dhe rebelëve”, theksoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: