Konkurrentja Alesja Hoxha ka vijuar përsëri me deklaratat e saj ku akuzon Astrit Osmanajn se i ka kërkuar afrimitet, në mënyrë tendencioze.

Gjatë puntatës së sotme të emisionit, ajo u pyet nga moderatorja Bora Zemani se cili nga djemtë e ka vënë më shumë në siklet. Ajo tha menjëherë emrin e Astritit, duke nxitur kështu edhe një reagim nga Rrushja.

Biseda:

Bora Zemani: Cili nga djemtë të ka vënë më shumë në siklet?

Alesja: Ka qenë tek takimi i parë që kam bërë me Astritin, pavarësisht se dhe unë e ndieja që të përqafohesha por që, mënyra se i kërkonte ishte…. Mendoja se mos ishte tendencioze ndaj Rrushes dhe faktikisht ashtu kishte qenë. Dhe prandaj më vinte në siklet herë pas here.

Rrushja: Pse nuk e largoje ti por e afroje edhe më shumë?

Alesja: E mbajta as larguar as afruar.

Rrushja: Ti ke qenë ajo që i je afruar më shumë. Po më vjen keq për ty.

Alesja: Kritiko Astritin dhe jo Alesjan, me mua s’ke punë fare.

Rrushja: Përmende emrin tim dhe prandaj reagova./PANORAMAPLUS

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb