Kanë kaluar plot 24 vjet që kur në 1996, Alessandra Ambrosio hidhte hapat e parë në botën e modës. Braziliane me origjinë italo-polake, Ambrosio është zbuluar në moshën 15-vjeçare gjatë konkursit Elite Model Brasil-Look of the Year. Ajo nuk fitoi konkursin por u kontaktua nga agjencia për një vit. Historiku i saj më pas dihet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka sfiluar për marka të famshme si Guess dhe Moschino, të cilat kanë bërë garë mes tyre për ta pasur si protagoniste në fushatat e tyre publicitare dhe në pasarela. Alessandra Ambrosio ka bashkëpunuar për rreth 17 vjet me Victoria’s Secret, ka veshur dy herë Fantasy Bra, recipetin e veçantë dhe të famshëm të realizuar me gurë të çmuar, gjatë show vjetor të firmës së famshme. Falë kontakteve me kolosin e të brendshmeve, Ambrosio ka qenë dy herë në listen e Forbes si modelja më e paguar.

Përsa i takon jetës private Alessandra Ambrosio ka qenë e fejuar prej një dekade me sipërmarrësin kalifornian Jamie Mazur, me të cilin ka dy fëmijë. Tani Alessandra është në një lidhje dashurie me italianin Nicolo Oldi, themelues i Alanui, me të cilin bashkëjeton në Los Angeles. Por nuk është ai, fotografi i fotove topless, që Ambrosio ka bërë në kopshtin e shtëpisë së saj. Me një peshqir që mbulon gjoksin, dhe vetëm me të brendshme blu tanga, Alessandra pozon për linjën e saj të bikinit, Gal Floripa. Janë të shumta imazhet ku modelja shfaqet me kostum seksi plazhi në rrjetet sociale, duke konfirmuar që edhe pas shumë kohësh ajo është imazhi më i mirë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb