“Alfabeti nuk është element thelbësor i identitetit tonë!”, Akademiku Fuga:

“Alfabeti në vetvete është shumë i rëndësishëm, por të heqim dorë nga dogma e albanologjisë staliniste se alfabeti është element i qenësishëm i identitetit tonë”, kështu shprehet akademiku Artan Fuga.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Fuga sqaron përse është me rëndë të kuptohet se alfabeti është kanali, por jo mesazhi.

Pra nuk duhet ngatërruar kanali me mesazhin që kanali përcjell, shprehet Fuga, ndërsa shton se alfabeti nuk është element thelbësor i identitetit tonë.

Reagimi:

Alfabeti është kanali!

Jo mesazhi!

Cdo student në komunikim e mëson këtë që në semestrin e parë!

Alfabeti nuk është element thelbësor i identitetit tonë!

Mos e bëni atë gabim. Shkronjat e alfabetit mund të shprehin cfarëdo përmbajtjeje, madje edhe atë më antishqiptaren! Shkronjat e alfabetit janë thjesht shënja, kode, me të cilat mund të shprehen të gjitha përmbajtjet kuptimore madje edhe ato më idiotet.

Sigurisht ata burra dhe gra që zgjodhën alfabetin latin kontribuan shumë, heroikisht, për të na dhënë drejtimin evropian dhe emancipues, por megjithatë identiteti ynë ka qenë edhe para sesa të ishin gërmat e alfabetit, në kulturën gojore, para sesa shqiptari ta njihte shkrimin.

Edhe analfabetë, si të gjithë popujt, ne ishim në identitetin tonë! Në thelb ai është paraalfabetik!

Alfabeti ynë nuk është specifika e identitetit tonë sepse ai është latin, kaq! Ka shqiptarë të mëdhenj që kanë shkruar me alfabetin arab, turk, grek, por kjo nuk i ka penguar të jenë shqiptarë të mëdhenj që u përulemi për ata që kanë bërë që ne të jemi këta që jemi.

Alfabeti në vetvete është shumë i rëndësishëm, por të heqim dorë nga dogma e albanologjisë staliniste se alfabeti është element i qënësishëm i identitetit tonë.

Alfabeti është tërësi kodesh materiale.

Mos ngatërrojmë kanalin me mesazhin që kanali përcjell!

Se pastaj pas 100 vjetësh po qe se është kështu, meqë përdorim teknologji kompjuterike, gjuhë programore kompjuterike, ta zemë japoneze, do thonë për ne se shqiptarët ishin të frymëzuar si komb nga Japonia!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: