TIRANË

Analisti Alfred Lela ka kritika për opozitën në raport me qëndrimin për marrëveshjen me maxhorancën për reformën zgjedhore.

Në “Real Story” në News24, Lela tha se janë dy shenja komunikimi që e bëjnë pesimistë, duke iu referuar mundësisë për protestë në shkurt dhe mungesës së një qëndrimi për paktin.

“Duket sikur jam kritik me marrëveshjen por nuk e kam absolutisht me opozitën. Mendoj si çdo i djathtë, se problemi më i madh gjithmonë është qeverisja cilado qoftë jo më në këtë rast që është një problem 1 milion herë më i madh dhe në kushtet e vendit si i joni. Shenjat që më bëjnë pesimist janë shenja komunikimi; Zoti Basha ka mbledhur kolegjin e kryetarëve dhe ka marrë një vendim që të bëjë një protestë në shkurt. Tani je duke bërë pakt apo protesta. Kujt je duke i thënë je budalla dhe kujt je duke i thënë je naiv? Demokratëve? Demokratët i kanë bërë ato beteja me kurrizët e tyre mo zotëri, kanë dalë në shesh, në shi, në diel. Kanë ardhur nga rrethet, kanë ardhur me furgonë. Kujt ia thua kam bërë një marrëveshje dhe hajdeni dilni me mua në protestë. Duhet ta ndash. O do i japësh popullit demokrat dhe shqiptarëve marrëveshjen e t’i flasësh për shenjtërinë dhe brohoritjen e të mirën e paktit o jepi protestën.
Protestë për çfarë? E dyta thotë po në këtë dhe e ka me gazetarët, ‘analistët që kanë bythë do të thonë që kjo është një fitore e padiskutueshme e opozitës’. Çfarë do me thënë kjo. Kur mundohesh të shesësh një axhendë nuk je i bindur tek axhenda. Dilet dhe s’ka nevojë një ditë të bukur janari jam duke dërguar Oerd Bylykbashin me bo një marrëveshje.
Del je kryetari i partisë më të madhe në opozitë dhe shpjegon se pse jam duke e bërë këtë lëvizje, çfarë më solli. Në një vit kemi dëgjuar protesta, revolucion, do bëjmë namin. Thuaj që i duhet popullit shqiptar ky armëpushim se kemi një vit që dëgjojmë ububuja u bë nami. Këta po thonë po zgjidhim nyjën, kush e ka lidhur? Unë?”, deklaroi Lela.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb