Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza deklaroi se hapja e listave iu heq të drejtën kryetarëve të partive që të vendosin si kandidatë për deputetë njerëz që do donin ata.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Peza tha se kjo zgjedhje është tipike si një bursë politike ku gjithsecili mund të përcjellë vlerën e tij. Madje ai theksoi se edhe ata kandidatë që do të fitonin shumë vota, dhe nuk do të arrinin të merrnin një mandat, mund të bëheshin nesër edhe ministra.

“Hapja e listave i bën nder jo vetëm partive, por dhe elektoratit. Ia heq mundësinë kryetarëve që të fusin në pjesën e dytë të listave, njerëz që ata duan. Kjo e bën listën të konkurrueshme. Nëse në Tiranë deri dje PD e dinte se do të fitonte 14-15 deputetë, kjo hapje e listave i detyron që të vendosin persona apo kandidatë sa më konkurrues. Mundësia dhe probabilitetit është i tillë se ai që ka mbështetjen, jo vetëm që mund të fitojë, por të rrisë vota dhe tek partia e tij. Ti mund të mos jesh në Kuvend, por mund të jesh ministër, nëse ke mbështetje popullore. Edhe nëse fiton mandatin, apo nëse jo, ty nuk të shkon mbështetja popullore kot, pasi ke probabilitet të jesh ministër. Kjo është një burse politike ku gjithsecili mund të përcjellë vlerën. Të gjithë mund të themi që; na mbështet populli.”, tha Peza.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: