Një tjetër personazh që ka rëndësi në trilerin “Enveriada” të Alfrred Pezës ishte edhe Mehmet Shehu, i cili sipas shkrimtarit u detyrua të vetëvritej dhe se nga kjo ngjarje u zbulua më pas një grup kriminal.

Peza sjell për herë të parë një version ndryshe të sekreteve të gjetura në kasafortën e tij si dhe tregon një histori të pankjohur nga momenti kur trupi i ish-kryeminsitrit shqiptar pasi u zhvarros u hodh në lumë.

Shkrimtari thotë se njerëzit që e gjetën trupin i kanë dorëzuar atij kollaren e Mehmet Shehut, të cilën më pas ia ka dhënë të birit, Bashkimit.

Në gjithë këtë skaner që i bëni asaj periudhe një nga personazhet që e keni trajtuar është edhe Mehmet Shehu, si është fundi i tij? Si e sjell “Enveriada”?
Alfred Peza: Unë mendoj që Mehmet Shehun as e vranë dhe as u vetëvra, pra që do të thotë e detyruan të vetëvritet. Aty është bërë operacioni më i jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë, e gjitha ka qenë e programuar që të ndodhë. Mendoj që ka vend për debat se besoj çfarë janë gjendur në kasafortën e tij janë të vërteta. Krim i jashtëzakonshëm se nuk ka ndodhur në ish-lindjen komuniste që nga vrasja të zbulosh grupe armiqësore. Ishte hera e parë që vetëvrasja të ketë çuar më pas në zbulimin e grupit armiqësor. E cilësoj si krim pasioni të paraardhësit, krim që zhbëri një familje 4 kurora, çoi në dy vetëvrasje brenda fisit por edhe në zhvarrime, zhbërjen e kufomës dhe hedhjen e tij në lumë, diku në Ndroq. Unë kam edhe një histori me zhvarrimin, se kur u gjet kufoma, ata që e zbuluan më sollën kollaren e Mehmet Shehut dhje unë ja kam dorëzuar Bashkimit djalit të tij, shkrimtarit të njohur sepse ai kujtim i takonte familjes. Ajo që është e reja është se në kasafortën e Mehmet Shehut ndryshe nga sa është thënë zyrtarisht që janë gjetur revista dhe kaseta pornografike janë gjetur gjëra shumë më të rënda se kaq. Sipas meje një nga elementët e hakmarrjes kishte të bënte me faktin se Mehmet Shehu kishte një dosje për Enver Hoxhën, e dyta sepse ai e akuzonte për zhdukjen e dy dokumenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Kujt ia dhatë për ta lexuar para se ta botonit?
Alfred Peza: Bashkëshortja, Mirela. Ka qenë një nga studentet më të mira të Gjuhë-Leëtërsisë së brezit të saj dhe gazetare për shumë kohë, por edhe 4-5 miqve të tjerë gazetarë dhe shkrimtarë. E përbashkëta e tyre ishte se mos është një libër i parakohshëm se shumë prej personazheve janë akoma gjallë dhe legjendat e qytetit thonë se nuk është se nuk kanë akoma fuqi.

Kujt ia dedikoni librin?
Alfred Peza: Babait, sepse është nga ai brez që e jetoi epokën e Enveriadës me idealizimin se vërtet po punonin për diçka madhështore se sa ju thuhet. Se projekti i komunizmit është ëndrra më e bukur njerëzore në letër pavarësisht se solli më pas zhgënjimin më të madh të një ideologjie Ai iku si shumë të tjerë, me atë besimin se jetuan e punuan për diçka të bukur, por diçka ndodhi dhe në fund e pranoi që edhe ai që është personazhi kryesor i Enveriadës ishte fajtori kryesor i saj historie Është një homazh për të gjithë ata që besuan verbërisht atë sistem dhe që kanë mundësi ndoshta modestisht, aq sa kam arritur të hedh dritë mbi një kënd tjetër të cilin ata nuk e kishin menduar deri më sot.

Kohët e fundit është vënë re një tendencë e gazetarëve shqiptarë për të shkruar, çfarë kontributi është ky?
Alfred Peza: Është një shprehjen e ka thënë një shkrimtar i madh që vjen nga gazetaria që gazetarët janë shkrimtarë në nxitim. Gjithkush nga ta bën letërsi në nxitim, ka disa xhanre që ta japin më shumë këtë mundësi, reportazhi, revista. Le të them se kjo është një tendencë që e ka shoqëruar gjithnjë historinë botërore, po përmend Markesin etj. E kemi edhe në këtë traditë, që shkrimtarët kanë kaluar nga gazetaria. I tillë është Petro Marko, e kam personazh në roman, është një homazh modest për të, ndoshta meriton më shumë dhe nga Enveriada pata mundësinë të siguroj një dosje me mbi 800 faqe që Sigurimi i Shtetit kishte hapur për të për të kuptuar se çfarë do të thoshte të krijoje në atë periudhë dhe se si vepronte ai sistem. Nga ana tjetër është brezi i viteve 20-30 që kaluan nga gazetaria në Letërsi, kemi më pas brezin e viteve 50-60 Ismail Kadare, Dritëro Agollin, në vitet ‘80 Prec Zogaj, Besnik Mustafaj, e pastaj brezin pas viteve ‘90 me Ben Blushin dhe të tjerë që kanë kaluar natyrshëm nga gazetaria në letërsi. Gazetarët tani janë më pranë të shkruarit të përditshëm, mekanizmave të përsosjes së stilit dhe të narracionit të rrëfimit dhe për të shkuar tek letërsia.

Trilleri politik si risi në politikën shqiptare sa ngjit?
Alfred Peza: Në librin e parë Sarah një legalist shumë i përbetuar që lexoi për Ahmet Zogun më bëri komplimentin më të bukur dhe kritikën që bën një militant ku gati gati sa nuk më tha që Mbreti nuk bënte dashuri. Në Shqipëri ka munguar kjo lloj historie jo se nuk ka, por nuk është aq e rrahur. Po të shikosh sot Netflix, letërsinë botërore, disa nga serialet më të famshme vijnë nga ky lloj zhanri, stili, nga sjellja e politikës në letërsi përmes një sfondi historik dhe përmes personazhesh të frymëzuar nga ato realë. Pra, them se e ka kaluar me shumë sukses autorët duhet të kenë më shumë kurajo.

Triologjia do të përfundohet me…?
Alfred Peza: Një roman të pas 90, me një histori të jashtëzakonshme dashurie një personazh nga më të rëndësishmit të politikës në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb