91 vite garë dhe 99 stadiume të ndryshme që kanë marrë pjesë në veprimtarinë më të rëndësishme të kampionatit spanjoll, La Liga. Por të dielën në orën 19:30, Reali i Madridit do të zbresë në fushën e lojës në qendrën e tij sportive në Valdebebas dhe jo në “Santiago Bernabeu”.

Do të jetë stadiumi “Alfredo Di Stefano” ai që do të presë takimin kundër Eibarit dhe do të shënojë arritjen historike duke u bërë stadumi i 100-të që pret një ndeshje të kategorisë më të lartë spanjolle.

Sikundër raporton “AS”, ky rekord do të thyhet një natë më pas sepse Levante do të presë Seviljen dhe do të luajë “Camilo Cano de la Nucia”, ku do të zhvendoset deri në fund të sezonit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb