Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, ka bërë të ditur se 25 persona ushtarak kanë humbur jetën duke shpëtuar mbi 100 njerëz nga zjarret në pjesën lindore të vendit.

Disa provinca algjeriane tashmë disa ditë kanë dëshmuar një shpërthim masiv të zjarreve që u përkeqësuan për shkak të një vale të nxehtë të motit dhe erërave të forta.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh mora lajmin e martirizimit të 24 anëtarëve të Ushtrisë Kombëtare Popullore”, shkroi Tebboune në rrjetet sociale.

Ai theksoi se ata humbën jetën “pasi arritën të shpëtojnë mbi 100 qytetarë nga zjarret flakëruese në malet Bejaia dhe Tizi Ouzou”.

Ai shprehu “ngushëllime për të gjitha familjet e martirëve”.

Autoritetet algjeriane kanë bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve është rritur në 42, përfshirë 25 persona ushtarak.

Autoritetet raportuan se zjarret e egra janë përhapur në 36 lokacione në 18 provinca të vendit, respektivisht 19 zjarre filluan në Tizi Ouzou dhe pjesa tjetër në rajonet qendrore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb