ALGJERI

Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika deklaroi se do të japë dorëheqjen përpara se mandati i tij i katërt të skadojë më 28 prill.

Në një deklaratë të shkurtër nga kabineti presidencial, Bouteflika tha se “hapa të rëndësishëm do të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të institucioneve shtetërore” gjatë periudhës së tranzicionit pas largimit nga vendi ku ai ishte nga 1999, raporton AP.

Miliona algjerianë kanë protestuar anembanë vendit çdo javë, duke kërkuar që Bouteflika të japë dorëheqjen së bashku me kuadrot e tij besnikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb