Një burrë tentoi t’i vinte flakën vetes në shenjë proteste, ndërsa dhjetëra mijëra algjerianë të tjerë u mblodhën për të protestuar dhe për të nxitur reformat dhe largimin e elitës sunduese.

Si çdo të premte, turmat u mblodhën, duke kërkuar  një ndryshim më të shpejtë, pasi rëzuan regjimin e dy dekadave të Abdelaziz Bouteflika në prill.

Protestuesit marshuan me flamujt: “Lëvizja jonë e protestës do të vazhdojë”, “Ne duam demokraci dhe liri” dhe “Hajdutë, ju keni plaçkitur vendin”.

Një burrë në mesin e protestuesve tentoi të digjte veten por fatmirësisht demonstruesit e tjerë ndërhynë duke evituar një tragjedi të mundshme. Protestat në Algjer dhe qytete të tjera vazhduan  edhe pse një figurë opozitare u zgjodh kryetar i parlamentit këtë javë për herë të parë në historinë e Algjerisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb