Qeveria algjeriane e ka bërë të detyrueshme për punonjësit të prezantohen me fytyrë të zbuluar dhe të mos mbajnë hixhap në vendet e punës, me qëllim që të identifikohen lehtësisht.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale algjeriane, duke saktësuar që drejtoria e përgjithshme e shërbimit publik ka nxjerrë një qarkore që i është dërguar ministrave kopetentë dhe presidentit të këshillave rajonalë për zbatimin e tij.

‘Punonjësit publikë duhet të respektojnë rregullat, të cilat duhet të jenë në përputhje me sigurinë dhe komunikimin në brendësi të departamentit të tyre, që kërkon mënyrën më të lehtë të identifikimit fizik sistematik dhe permanent, në vendin e punës’, thuhet në njoftim.

Arsyet e kësaj qarkoreje sipas mediave lokale ‘nuk janë ideologjike, por rrisin sigurinë dhe profesionalizmin’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb