ALGJERI

Dhjetëra mijëra protestues i kanë pushtuar sërish rrugët e Algjerit për të tetën javë me radhë për ta kërkuar largimin e tërë elitës politike, ndërsa zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në korrik.

Ish-presidenti, Abdelaziz Bouteflika, dha dorëheqje nga posti i tij para dhjetë ditësh pasi kishte qëndruar për 20 vjet në pushtet. Largimi i tij u nxit nga presioni që bëri komandanti i ushtrisë dhe protestat massive të të rinjve.

Sidoqoftë, protestat po vazhdojnë pasi protestuesit po kërkojnë largimin e tërë elitës politike, e cila e ka qeverisur Algjerinë që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1962. Përpos kësaj, ata po kërkojnë që figurat e dyshuara për korrupsion të ndiqen penalisht.

Bouteflika është zëvendësuar nga Abdelkader Bensalah, i cili do të shërbejë si president i përkohshëm për 90 ditë. Ai njëkohësisht është edhe kryetar i kuvendit të Algjerisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb