Në javët e ardhshme në Algjeri do të fillojë prodhimi i vaksinës ruse kundër COVID-19, Sputnik V i zhvilluar nga Instituti Gamelaya në Rusi.

Kreu i Departamentit të Farmacisë Kombëtare të Algjerisë, Kamal Mansouri për një televizion lokal tha se është arritur marrëveshja me palën ruse për të prodhuar vaksinën kundër COVID-19 në vend.

Duke theksuar se prodhimi do të fillojë në javët e ardhshme, ai tha: “Erdhi koha ta bëjmë Algjerinë një shtet që eksporton vaksina e jo një shtet që e importon atë”.

Mansouri tha se në fazën e parë do të prodhohen vaksina për të përmbushur nevojën e qytetarëve ndërsa në fazën e dytë planifikohet që ajo të eksportohet në shtetet fqinje.

Ai theksoi se projekti për vaksinën do të bëhet në partneritet me kompaninë publike Saidal dhe me kompanitë private algjeriane të cilat posedojnë ekspertizën e nevojshme.

Kryeministri i Algjerisë, Abdelaziz Jerad dje pasi zhvilloi takim me ambasadorin rus në Algjeri, Igor Belayev tha se kanë biseduar për prodhimin e vaksinës Sputnik V në vend.

Më 29 janar vaksina Sputnik V ishte vaksina e parë kundër COVID-19 që ka arritur në Algjeri.

Në Algjeri procesi kombëtar i fushatës së vaksinimit filloi më 30 janar ku vaksinimet e para u kryen në spitalin Blida.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb