Në më pak se dy muaj, bota arabe, ka parë rënien e dy liderve jetëgjatë autoritarë. Omar al Bashir, Presidenti i Sudanit dhe Abdelaziz Boutefilka, Presidenti i Algjerisë. Al-Bashir, kishte më shumë se 30 vite në pushtet, por nuk arriti t’i mbijetoj revoltës paqësore. Megjithëse në karrierën e tij të gjatë, arriti të sfidonte SHBA-n, kur strehoi liderin e Al-Kaedës në 1992-1995. I mbijetoi një mori sanksionesh nga SHBA-të dhe vendet Perëndimore si një suportues i terrorizmit. Ishte drejtues në një luftë civile me Sudanin e Jugut dhe arriti t’i fshihej Gjykatës së Hagës prej mëse 5 vitesh. E cila e akuzonte për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocidë.

Një rast jo i këtyre përmasave paraqitet me Boutefilka. Ish-gjenerali, i cili në mëndjen e shumë algjerianëve do të mbahet mend edhe si njeriu që arriti të mbyllte kapitullin e një lufte civile prej mëse 10 vitesh. Por, që kishte 6 vite, që nuk shfaqej në publik. Sipas informacioneve, Presidenti kishte një goditje kardiake dhe të tjerë qeverisnin në emër të tij.

Të dy ndryshimet, ngelet të theksohet u realizuan me ndërhyrjen direkte të ushtrisë, pra me një grusht ushtarak shteti. Ngelet e turbullt se çdo të bëjnë këto qeveri tranzitore ushtarake, megjithëse historia ka treguar që gjeneralët e ardhur në pushtet nga përmbysje të brendshme, nuk largohen paqësisht.

E veçanta e kësaj Pranvere arabe 2.0 është se u realizua dhe u krye në rrugë paqësore, pa ndërhyrje të jashtme. Mbas dështimit për të sjellë demokracinë me anë të pushtimeve si rastin e Irakut që u pushtua në 2003, por që kurrë nuk ndërtoi një sistem demokratik. Për të vazhduar me atë që filloi në vitin 2011 si Pranvera arabe. Me përjashtim të Tunizisë, produkte të saj janë shtete të dështurara dhe luftra të gjata civile, në të paktën tri raste: Libia, Siria dhe Jemeni. Ndërsa, në Egjipt, largimi i Mubarakut, solli në pushtet Vëllazërinë Myslimane. Por në më pak se 1 vit, me anë të ushtrisë u rivendos në krye të vendit një general, Abdel Fatah al-Sisi.

Përgjithësisht, të dy revolucionet ishin paqësore, megjithëse me disa viktima në Sudan. U shmang gjakderdhja apo luftra civile. Ajo se cfarë solli përmbysjen e tyre, ishte më shumë kriza ekonomike, se sa dëshira e liderve repektiv për të lëshuar pushtetin. Në ndryshim nga lëvizjet e viti 2011, ku qartësisht superfuqitë Perëndimore, nën drejtimin e SHBA-së, Francës, Italisë dhe Britanisë Madhe, ndërhyn duke patur pjesërisht sukses në Libi, por jo në Jemen dhe Siri. Ku ajo se çfarë nisi si lëvizje paqësore u kthye në një nga luftrat më të përgjakshme të dekadave të fundit. Lëzjet në Algjeri dhe Sudan, ishin të nxitura dhe të drejtuar nga forca të brendshme. Madje asksush nuk mund të thotë kush jan udhëheqësit e protestave përkatëse.

Sfidat që sot vendet e botës arabo-islamike janë hapa të ngadaltë të zhvillimit ekonomikë, probleme sociale, rritja e kostove të jetesës, korrupsion në përmasa galopante dhe një popullësi relativisht e re në moshë, e cila është e zhgënjyer nga drejtuesit aktual. Algjeria në rastin konkret ka rreth 60% të popullsisë nën moshën 30 vjecare.

Ka dy pikëpyetje në këto lëvizje të fundit. A do të lejojnë drejtuesit e ushtrisë krijimin e një qeverie demokratike pa pjesëmarrjen e tyre. Dhe së dyti, a do të ketë një pranverë arabe 3.0, në vendet e botës Sub-Afrikane por edhe të Lindjes së Mesme, ku vazhdojnë dhe ka regjime despotike dhe absolute.

Rigels Lenja, studiues, pranë universitetit Ludwig Maximilian në Mynih.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb