Qeveria algjeriane vendosi zgjatjen e masave të kufizimit të lidhura me koronavirusin e ri deri më 29 maj, pas përfundimit të Ramazanit dhe i bëri thirrje popullatës për përgjegjësi individuale dhe kolektive kundrejt rasteve të mosdisiplinës.

“Qeveria ka vendosur të zgjasë kufizimin shëndetësor me 15 ditë shtesë duke filluar nga 15 maji”, tha kryeministri Abdelaziz Djerad.

Djerad u bëri thirrje algjerianëve që të vazhdojnë të mbajnë maskën mbrojtëse deri në fund të krizës shëndetësore.

“Kjo është çështje përgjegjësie individuale dhe kolektive”, këmbënguli ai.

Autoritetet do të mbyllin shumë biznese, të rihapura në fillim të muajit të agjërimit të Ramazanit, në pothuajse gjysmën e 48 prefekturave të vendit, përfshirë këtu edhe popullsinë, për shkak të mosrespektimit të rregullave të higjenës dhe distancimit social

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb