Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka kujtuar rënien për atdheun të Luan Haradinajt. Ahmeti shkruan në “Facebook” se liria dhe pavarësia e Kosovës mban vulën e Luanit, e se e sotmja është gjurmë e tij.

  • foto galeri

Statusi i tij:

Asnjë thinjë në flokun tënd, asnjë rrudhë në fytyrën tënde Luan, edhe sot në kujtesën time je po ai, i ri, i gjithi vrull e dashuri për atdhe, i etshëm për liri, i përcaktuar për pavarësi, i vendosur për t’i bë ballë çdo sfide.

Liria dhe pavarësia e Kosovës mban vulën tëndë Luan, e sotmja është gjurmë e ytja Luan.

E ne që të njohëm, ne që të dinim, ne që ishim pranë teje, në këto përvjetore të kujtojmë me mall, sa shumë që i mungon Kosovës dhe gjithë neve.

Përjetësi Luan, pusho i qetë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb