SHKUP- Ali Ahmeti për pranimin e Kosovës në UEFA në kongresin e Budapest, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai sportistët i ka quajtur ambasador të mirë të një vendi. Ai ka uruar që Kosova të jetë në krah të Shqipërisë në garat e mëdha evropiane dhe botërore.

“Pranimi i Kosovës në UEFA është një lajm i shkëlqyer jo vetëm për futbollistët dhe sportistët në përgjithësi, por edhe për shtetin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe unë jam i bindur që ky vendim kaq i rëndësishëm i shtëpisë evropiane të futbollit do t’i shërbejë më së miri jo vetëm sportistëve, por edhe institucioneve në konsolidimin e mëtejm të shtetit të Kosovës. Urime dhe ju pafshim në krah të Shqipërisë në garat e mëdha evropiane dhe botërore”, ka shkruar Ahmeti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: