Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se Bashkimi Evropian është proces dhe nuk duhet dorëzuar.

“Unë personalisht nuk mendoj se vendimi për të shkuar në zgjedhje ishte i përshpejtuar pas këtij momenti që ndodhi, kur duhet ditur se  jemi pranë anëtarësimit në NATO dhe kanë mbetur shumë pak vende për të ratifikuar protokolli. A nuk është fitore anëtarësimi në NATO. Bashkimi Evropian është proces dhe nuk duhet dorëzuar”, u shpreh lideri i BDI-së për MTV2.

Duke theksuar se shqiptarëve u duhen vetëm dy parti, tregoi se në zgjedhjet e fundit shqiptarët kanë humbur 10 mandate në Kuvend për faktin se në betejën politike ka shumë parti politike shqiptare

“Vërtet dëshpërohem kur në takime me delegacione të huaja, shkojmë gjashtë lider nga partitë shqiptare ndërkaq, maqedonasit shkojnë me dy liderë. Rasti i fundit ishte tek presidenti i shtetit z. Pendarovski, ku z. Menduh Thaçi ju drejtua presidentit se si përfaqësues i pozitës është dashur të thirrem, unë ndërkaq sipas fitores nga opozita z.Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.  Unë e kam thënë se duhet vetëm dy parti politike shqiptare dhe ju kamë bërë thirrje që të bashkohen dhe të dalin si një opozitë e fortë. VMRO dhe LSDM-ja kanë shumë parti satelite gjë që edhe unë kam mund të bëjë akrobacione të tilla por nuk janë marrë me ‘merkato’. Në zgjedhjet e fundit shqiptarët humbën 10 mandate, BDI-ja fitoi, humbën shqiptarët”-nënvizoi Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: