NGA ZONJA KATERINA
Përbërja

2 filxhanë oriz, 4 filxhanë lëng mishi, 2 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, 1 karrotë, 1 spec të kuq, 1 kungull, ½ filxhan bizele kokërr
½ filxhan fasule pllaqi të ziera, 100 gr bajame, Kripë, piper.

Pergatitja

Në tenxhere hedhim vajin dhe orizin dhe e kaurdisim orizin derisa të marrë një temperaturë të lartë. Më pas shtojmë lëngun e mishit (të nxehtë) në mënyrë graduale duke e përzier. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e mbulojmë me kapak. Ulim pak temperaturën dhe e lemë orizin të ziejë.

Kur pilafi të ketë krijuar vrimëza (pra është gati), i hapim një hapësirë në qendër dhe vendosim perimet e ziera në avull, në fund shtojmë gjalpin dhe bajamet të thërrmuara. E mbulojmë pilafin me kapak për 5 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb