Ka qenë një moment kur gjatë debatit zv.kryeministri Niko Peleshi i kujtoi Aliajt faktin se ai si arkitekt ka fituar disa tendera nga qeveria e majtë dhe e pyeti nëse ka paguar rryshfet për to.
Në përgjigje të kësaj deklarate Aliaj u shpreh se ishte i gatshëm të mbronte projektet e tij.
Por kulmi i debatit arriti kur nenkryetari i Bashkise Arbi Mazniku prezantoi planin per hyrjen te Parku i Liqenit.

Arkitekti Besnik Aliaj është larguar në mënyrë demostrative nga emisioni, “Opinion” sapo nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka prezantuar projektin e miratuar për hyrjen e Parkut të Liqenit.
Aliaj ndërhyu duke u shprehur se është kundër ‘kafshimit’ të parkut dhe la emisionin.
“Bëni cfarë të doni, une voton pa asnje lloj emocioni, pa asnje lloj kompeksi kunder vjedhjes se kafshimit të një pjese tjetër të parkut dhe në mënyrë demonstrative unë largohem nga emisioni. E bëj sepse kam detyrim ndaj qytetarëve dhe mendoj se kjo është vepra e fundit për të shkatërruar atë copë parku që ka mbetur”, tha Aliaj duke braktisur emisionin.

Aliaj tha se ky projekt është një farsë dhe nuk mund të qëndronte më në këtë studio.
“Te nderuar miq, sot ne ‘Opinion’ refuzova te isha pjese e nje debati me plote paverteta, imanipulime te publikut, dhe pseudo politike qe i mendon njerezit kokrra misri. Nje regjimi i vjen fundi kur sulmon njerezit e dijes, profesionistet dhe qytetaret e vet. Sot nje qytetar shkon burg se meremeton catine. Kryebashkaku ja ka fillu vet pa leje ne park e pret peme! Turp shemti masaker! Ne ishullin e Montekristos vafte! Neser do publikoj gjithe shkeljet e ketij rasti si detyrim ndaj qytetareve qe me kane cuar perfaqesues ne Keshill Bashkiak…,” tha Aliaj.

‘Ndërkohë më vonë, ai bëri një tjetër postim në FB.

“Qeveria ne panik. U kap ne shkaterrim dhe ne veper penale dhe tani po vrapon per ne mashtrim.
Veliaj me Maznikun ne dy studio te ndryshme nxorren njeri tjetrin genjeshtar ku njeri thote qe do jete falas dhe tjetri qe u paguan 500,000 euro.
Mazniku genjeu kur donte te shiste per te vlefshem vendim te 2009
Genjeu kur tha se Vleresimi Strategjik Mjedisor miraton parkimin nentokesor tek Parku Rinia. Kur ju tha edhe nga une, Sazani dhe Romeo qe kjo eshte genjeshter dhe e sfiduam mashtruesin te tregonte nje fjali te vetme ne ate liber qe te miratonte parkimin tek parku rinia iu pervodh duke thene qe VSM kerkon parkime nentokesore (per shtimin e zonave mbitokesore per lulishte) POR nuk thuhet qe kete gje ta besh duke shkaterruar parkun!!!!
Genjeu kur tha se nuk do kete ndertime ne dy anet e korpusit te universitetit pasi ja tek kemi vendimin nr 11 date 16-02-2015 te KKT qe shenon se zonat anash korpusit do jene per ndertime. Lame ziu vjet u zu ngushte qe u prishen ndertesat me hipoteke te 1991 dhe nuk u prish ndertimi i paligjshem i fidelit te rames.
U pa qarte se prerja e pemeve per lojrat e femijeve eshte kryer pa asnje plan te miratuar, pra jemi ne kushtet e vepres penale sipas nenit 205 te kodit penal. KU ESHTE SHTETI? KU QENDRON PROBLEMI KETU?
E turpshme organizimi i emisionin me rregji ne funksion te palacove qe po na kafshojne mushkrite’
REFERENDUM VENDOR per parkimin tek parku rinia dhe ndertimet ne dy anet e Korpusit te universitetit,” shkruan Aliaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: