Kompania e madhe kineze Alibaba Group Holding po planifikon të forcojë biznesin e saj që bazohet në cloud, sidomos tani pas shpërthimit të ri të koronavirusit ka shtuar kërkesën për shërbime që janë të varura në internet.

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike njoftoi të hënën për planet e saj për një investim të madh që do ta bëjë në planin e saj tre vjeçar që shkon në shumën marramendëse prej 28 miliardë dollarëve.

Kjo shumë e madhe e investimeve do të orientohet në operacionet e reja, pasi kompania synon të ndihmojë bizneset të përshpejtojnë kalimin e tyre tek shërbimet dixhitale, aq më shumë tani në mesin e pandemisë COVID-19.

Investimet do të përqendrohen në bazën e SHBA të Alibaba dhe përfshijnë fushat sikurse sistemi operativ, shërbimet e bazuara në cloud, serverët, procesorët e rinj dhe rrjetet në përgjithësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb