Përfaqësuesi ligjor i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka dorëzuar djet në KAS ankimimin për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë me dijes se është ankimuar mos përfshirja në fletë e emrin të drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, ndërsa e quajti një miratimin e fletës, një “qokë” të kreu i KQZ për “koalicionin non grata”.

Postimi i plotë:
Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit.
Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit.
Bejëni vetë diferencën.
Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani.
Përgjigjën e di vetë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb