Analisti Genc Burimi në një lidhje live në rubrikën “Opinion”News24, komentoi deklaratën e kryetarit të komanduar të PD, Enkelejt Alibeaj për dorëheqje.

Burimi tha se askush nuk mban përgjegjësi, teksa shtoi se Alibeaj nuk dha dorëheqjen, por iku.

“Nuk do thoja që e prisja, por pashë premisat nga vizita e fundit e Escobar në Tiranë. Pashë te SHBA një farë zhgënjimi. Këtë që cilësoheshin si ajka dhe gjenerata e PD. Këta që thërrasin sot ‘largohu Berisha’, politika nuk është nihilizmi. Gjithë karrierën dhe fushatën e bëri në nihilizëm, në figurën e Berishës. Ai nuk dha dorëheqjen, se dorëheqja është si një martesë dhe bën divorc. Ky nuk ishte rasti. Së dyti shoh një manovër që PD të zhytet në krizë që është lidershpi. Ky vjen bën një deklaratë, si Çarçani dhe ikën. Ajo që më frikëson mua është që në këtë moment që iku, se për mua nuk është dorëheqje, të jepte një datë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kjo parti duhet të bëj sot një zgjedhje.

Nuk kisha dëgjuar kurrë një diskurs antiamerikan. Kam dëgjuar atë. S’ka një parti anti-perëndimore në Shqipëri. E fundit ishte Basha që u kap me presh në dorë që u financua me 500 mijë euro nga Rusia. S’kam dëgjuar kështu për Berishën. Periudha do të jetë e vështirë për PD. Berisha nuk është kryetar i një partie të njohur zyrtarisht. Në Francë p.sh kemi një interar të ngjashëm mes Berishës si Sarkozy. Kur u rikthyer Sarkozy bën Primaret në parti dhe ato nuk e lanë të vazhdonte. Sot Alibeaj jep dorëheqjen dhe është një non-senese. Opozitari nr 1 në Shqipëri është Berisha.

Përgjegjësitë janë dy lloje, juridike dhe politike ose morale. Përgjegjësia juridike, duhet të fillojë shembulli nga lart. Siç ishte rasti i McGonigal, afera ku u bllokua sistemi numerik në zgjedhje, raporti i OSBE/ODIHR. Të vimë ne në 2025 dhe të votojmë? Kur të vidhet vota elektronike. Të vij unë të votoj në këtë vend”, u shpreh Burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb