Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin ku janë takuar me deputetin e CDU/CSU Gunther Krichbaum.

Alibeaj shkruan se kanë bashkëbiseduar mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushja e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces, si dhe sfidat që prekin sistemin e drejtësisë ndër vite, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si garantues të demokracisë funksionale.

“Një takim miqësor dhe i hapur me z. Krichbaum
Bashkëbiseduam mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushja e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces, si dhe sfidat që prekin sistemin e drejtësisë ndër vite, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si garantues të demokracisë funksionale.
Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.
E siguruam z. Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”, shkruan Alibeaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Bardhit, Partneriteti i Partisë Demokratike me BE dhe veçanërisht Grupin Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit.

“Së bashku me kryetarin e GPPD Enkelejd Alibeaj në një diskutim miqësor në Berlin me GuntherKrichbaun mbi përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

Partneriteti i Partisë Demokratike me BE dhe veçanërisht Grupin Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit. Faleminderit për mikpritjen dhe ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb