Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thirrur nesër një mbledhje grupi.

Në mesazhin drejtuar deputetëve, që gazetari Osman Stafa e siguron për “BalkanWeb”, thuhet se mbledhja e grupit të PD do të zhvillohet në orën 15:30, në selinë blu, ku në fokus do të jetë procesi i reformës territoriale.

Mesazhi:

Përshëndetje!
Nesër në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.
Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen.
Ju faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb