Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në PE ka thënë se tri iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, favorizojnë krimin, , korrupsionin si edhe pastrimin e parave.

“Qeveria ka nxjerrë tre iniciativa të reja që paraqesin rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishin të papajtueshme me acquis të BE-së: Pasaporta e Artë, Amnistia Fiskale dhe Projekti i Portit të Durrësit. Për sa i përket Pasaportës së Artë, raporti i fundit përcakton se Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të shtetësisë së investitorëve (pasaportat e arta) pasi kjo do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar, dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”, ka thënë ai.

Në lidhje me Amnistinë Fiskale, raporti thekson se miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave.

Gjithashtu nisma e fundit e Portit të Durrësit, tregon se projekti Marina Bay and Yacht fsheh shumë mundësi për pastrim parash, është një skemë potenciale Ponzi, është një shkelje e MSA-së dhe së fundi fsheh një mundësi për Pasaportat e Artë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: