Kandidati i PD në Fier, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një dalje të shpejtë të rezultatit të zgjedhjeve të kësaj të dielë. Sipas Alibeajt fitorja është e qytetarëve dhe këtë e tregon qartë pjesëmarrja masive.

Sipas tij, procesi i numërimit dhe daljes së rezultatit duhet të jetë i shpejtë, korrekt e i ndershëm.

 

‘’Po ju them edhe njëherë, fitorja është e qytetarëve. Këtu në Fier është i fierakëve.
E keni ndjekur sot, pjesëmarrje masive të qytetarëve, që ndoshta është sinjali më i fortë i këtyre 30 viteve. Proces i ndershëm dhe i drejtë.
I duhet fitorja vendit, i duhet vendit, pas një periudhe kaq të gjatë, shqiptarëve i duhet fitorja.

Rezultati është i qytetarëve, e para dhe e fundit, duhet të garantojmë proces i ndershëm e korrekt, i shpejtë i daljes së rezultateve.’’- tha Alibeaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb